Arben Çokaj

Arben Çokaj

Arben Çokaj
Goldbergweg 62
D-60599 Frankfurt am Main
Germany
Cell-AL: +355 69 2688 902
Cell-DE: +49 1522 598 598 0
E-mail: acokaj@shkoder.net
Shiko: WikiPedia

Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash

Lexo: MOS U DORËZO !
Lindur në Grudë-Fushë, Gruemirë, Shkodër më 29.01.1970. Kam kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega Fizikë në vitin 1993.

Jam marrë me veprimtari shoqërore, politike dhe gazetari. Zakonisht shkruaj poezi, prozë dhe artikuj, si dhe merrem me përkthime, kur kam kohë të lirë… 🙂 Bëj gjithashtu edhe webdizajn të webfaqeve të ndryshme, personale dhe biznesi. Jam marrë edhe me përkthime programesh dhe aplikacionesh në shqip si: WinRAR, Total Commander, WordPress, phpMyAdmin, etj.
Kam punuar disa vjet në Kopenhagë, Danimarkë si mësues informatike, kryesisht në WebDizajn. Që prej vitit 2001 jetoj në Gjermani – Jam kthyer në Shqipëri në vitin 2004, ku jetoj shumicën e kohës…

Kam botuar librin Dizajni Grafik në bashkëpunim me pedagogun e gazetarisë Dr. Rrapo Zguri. Libri përdoret në dy lëndë për studentët e gazetarisë dhe të komunikimit në Universitetin e Tiranës, por mund të përdoret edhe nga njerëz të tjerë, që kanë dëshirë të merren me dizajnin grafik. Kam botuar edhe librin ECDL 2013, i cili merret me njohuruitë bazë në kompjuter. Libri është rekomanduar për studentët e nivelit master në Universitetin e Prishtinës, nga pedgogu Kadri Sylejmani. Kam në plan të shkruaj edhe një libër tjetër, po kaq të rëndësishëm, WebDizajn 2015, të cilin shpresoj ta botoj gjatë vitit 2015.

Pronar dhe mirëmbajtës i webfaqeve:

  • Shkoder.net…
  • – webfaqja më standarde e Shkodrës në internet, si dhe webfaqe të tjera si:

  • Fjala e Lirë
  • – suplement me artikuj të përditshëm nga Shkoder.net…

  • BMC online
  • – BMC Computer – programe dhe libra mbi kompjuterin në shqip, shërbim interneti, etj.

  • Dr. Gjekë Marinaj
  • – webmaster i webfaqes për poetin e talentuar malësor & mikun tim Gjekë Marinaj.
    ( Kjo faqe është pronë e Dr. Gjekë Marinaj, por është krijuar dhe mirëmbahet nga unë. )

    Në këtë webfaqe zyrtare të internetit, paraqitet një pjesë e punës sime…

    4 thoughts on “Arben Çokaj

    1. Gjin Musa

      I nderuari Arben!
      E pashe me shume kujdes kete faqe, te pergezoj per punen dhe kontributin qe jep. Libri i juaj “DIZAJNI GRAFIK” flet qarte per profesionalizmin tuaj.
      Uroj dhe dishroj qe kjo faqe te pasurohet me informacione te reja, ashtu siç freskoni çdo dite rubrikën “Fjala e Lire”.

      Urimet ma sinqerta Arben.

      Flm. Gjin – të uroj edhe unë sukseset më të mira! /AÇ

    2. Agim Shkodra

      Pershendtje per botimin e artikullit mbi Luigj Gurakuqin.
      Deshiroja te beja nje pyetje:
      Kush jane vellezrit Dani, qe permenden ne listen e dukumentave te dorezuar nga Gjon Kamsi.
      Me respekt Agim Shkodra

    3. Mark Preçi

      Përshëndetje Zotni Arben!
      Ju lumtë dhe ju falenderoj për “Fjala e Lirë”, që ju administroni. Po me duket vërtetë një “panoraë” e bukur ideshë dhe hapësirë për intelektualë, që dëshirojnë të përcjellin opinionin e tyre rreth problemeve që ka sot shoqëria jonë.
      Shumë respekt!

    Lini një koment

    Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e kërkuara shënohen me *