Arben Çokaj

Çfarë e trembi Berishën në Shkodër?

Shkodra e përmbytur, Shkodra e përmbysjes!Nga Shkodra Arben Çokaj, 17 Maj 2013

Shkrimi në gazetën DITA

Sa bazë kanë zërat që Shkodra e përmbytur do përmbysë për të herë të parë në 23 vjet raportet PS-PD? Çfarë informacionesh i erdhën Berishës që goditi kaq hapur Topallin dhe cila është arsyeja e fshehtë që e shtyu të ndërronte tërësisht listën e saj të deputetëve.

Çfarë thuhet ditët e fundit në qytetin e madh verior për Topallin. Cilët janë 7 emrat e PD-së që vijnë pas saj në listë. Pse Berisha i ka vënë pas njerëz që kanë me të konflikte direkte: nga konfilkti për pronën me Voltana Ademin te akuzat e Nard Ndokës për implikimin e Topallit në një vrasje.

Çfarë thuhet në Shkodër për listën e të majtëve dhe cila është dyshja e dy biznesmenëve PS-LSI që trembi Berishën për mandatin e pestë. Dhe pse rezultati i 23 Qershorit në Shkodër mund të shënojë fundin e karrierës politike të Jozefina Topallit?

Në Shkodër si asnjëherë më parë, në këto 23 vjet pluralizëm politik, nuk ka patur një balancim kaq të përafërt të kandidatëve për deputetë mes dy partite e mëdha, PS e PD. Lista e kandidatëve të PS-së, madje duket më serioze dhe deri diku edhe më e balancuar dhe më kompakte, në krahasim me listën e PD-së, e cila, pas asaj që ndodhi në mbledhjen e kryesisë së PD-së në 6 maj, përbëhet kryesisht nga kundërshtarë të znj. Topalli.

Kandidatët janë persona që kanë patur probleme më parë me Topallin, afërmendsh nuk i binden asaj dhe nuk kanë ndërmend të bëjnë lojë të përbashkët fitoreje me Topallin në këto zgjedhje. Znj. Topalli del kësaj here e vetme në fushatë, (si Don Kishoti – kanë nisur të thonë në Shkodër) pasi thuajse askush nga kandidatët në listë poshtë saj nuk shkon mirë me të.

Papunësia e madhe dhe përmbytjet në zonën e Nënshkodrës janë një minus tjetër i madh për PD-në në këto zgjedhje. Nëse votat ruhen, dhe nuk abuzohet si në votimet e tjera të mëparshme, PS e PD duket se do të përpiqen realisht të fitojnë deputetin e 6-të në këtë qark. Rezultati më i pritshëm është 6 me 5 për PD-në që do ishte vërtet i paprecedentë, por nuk mungojnë zërat që besojnë se për herë të parë në 23 vjet ky raport mund të përmbyset në 6 me 5 për të majtën, me investimet që po bën Tom Doshi në këtë fushatë, dhe duke qenë se një pjesë e madhe e elektoratit shkodran është e zhgënjyer nga performanca e qeverisjes së PD-së dhe e tejlodhur nga egoizmi dhe harbutëria shpesh e papërmbajtur e znj. Topalli.

Berisha ka marrë informacione të sakta për këtë rrezik real dhe kanë qenë të shumtë ata që e kanë këshilluar nën zë që kësaj here situata është shumë e vështirë dhe që Topalli po tregohet mendjelehtë. Vendimi që ai ka marrë për listën e Shkodrës duke përmbysur listën e Jozefinës është ndikuar nga një analizë realiste e situatës së vështirë në Shkodër. Sikur të lihej në fuqi lista e Jozefinës pa asnjë dyshim, raporti i deputetëve në Shkodrë do shënonte një rekord historik: daljen e së majtës në krye për herë të parë pas 23 vitesh.

Por edhe me ndryshimet në listë, duke përmbysur listën Topalli, gjërat nuk duken aspak mirë. Duke mos patur më mbështetje nga strukturat qendrore të PD-së, lajmi përcillet me shpejtësi në elektorat dhe znj. Topalli rrezikon të kthehet kësaj here në një ‘gur varri’ (tombstone) në krye të listës së PD-së në Shkodër. Në qytet thuhet se nëse asaj nuk i ecën këtë herë, që të marrë numrin e duhur të deputetëve për në Kuvend, ajo duhet të fillojë të numërojë mbrasht ditët e pjesëmarrjes në politikën aktive, në emër të PD-së së Shkodrës. Për Topallin do jetë një muaj shumë i vështirë, sidomos tani që janë përhapur lajmet që e ka humbur mbështetjen e Berishës.

Lista e PD-së për Shkodrën në këto zgjedhje ka figura më të plota si Helidon Bushati apo Voltana Ademi në krahasim me Astrit Bushatin apo Arenca Trashanin, që ishin edhe yes-menët e Jozit. Por ajo nuk është kompakte dhe përbërja e saj ka mjaft kundërshtarë të znj. Topalli. Gjithashtu, në këtë rast, nuk është ruajtur as balanca fetare, që në Shkodër kjo është mjaft e ndjeshme, pasi lidhet me përfaqësimin e vendet e punës, më shumë se cilësitë apo aftësitë individuale të një personi dhe për rrjedhojë, mund të sjellë mossukses të përgjithshëm për PD-në në këto zgjedhje.

Ajo që vlen të theksohet gjithashtu është edhe fakti se dy partitë e vogla FRD dhe LSI kanë zgjedhur gjithashtu njerëz me reputacion në zonë. Për FRD, kryeson në listën e Shkodrës Fatlum Nurja, inxhinier, ish-i persekutuar politik dhe ‘pishtar i demokracisë’. Ai ka një reputacion të mirë në Shkodër, dhe konsiderohet serioz. Ai ndihmohet në Malësinë e Madhe nga numri 2 në listë, biznesmeni Vasel Muçaj, i cili gëzon gjithashtu një reputacion të mirë në zonë. Po ashtu edhe LSI ka si numër të parë në listë biznesmenin Agron Çela, president i KS Vllaznia, me ndikim në zonë.

Po bëjmë një prezantim të 8 kandidatëve të parë nga 11 për PD e PS në Shkodër si dhe të dy kandidatëve të parë në listën e FRD dhe LSI.

Info Box:

8 kandidatët e parë të PD-së për Shkodrën

Jozefina Topalli – Disa nga hamejtë e Shkodrës e mbajnë mend Jozefinën, kur ngarkonte me të shoqin ndihmat e kishës dhe i strehonin në shtëpi të ndryshme të boshatisura në Shkodër, nga ku më pas i shisnin. Aty Jozefina filloi të “bënte paratë e para”, për t’u futur në 1996 në politikë me përzgjedhje nga vetë Berisha. Pas ardhjes në pushtet të PD-së, në vitin 2005, ajo u bë Kryetare e Kuvendit dhe që aty nisën edhe përfitimet më të mëdha ekonomike për Jozefinën. Por ajo filloi të bëhej arrogante, harbute dhe e papërmbajtur; u shfaq para shkodranëve dhe gjithë shqiptarëve edhe si grua egoiste, meskine dhe e paditur. Shkodranët e druan më shumë atë se i dëmton, sesa e duan. Strukturat e PD-së në qendër ia kanë kufizuar ndjeshëm ndikimin me këtë që ndodhi me listën e kandidatëve për deputetë. Por vetë Shkodra mund ta hedhë Jozefinën me 23 qershor, nëse rezultati nuk është ai që pritet nga Berisha. Vetë jozefinaka nisur të shfajësohet nën zë me njerëzit e saj që “nuk mbajnë përgjegjësi për rezultatin pasi lista u prish nga tjetërkush”.

Helidon Bushati – ka qenë student për mjekësi, të cilën e la, për të shkuar në Padova, Itali, ku është diplomuar për shkenca politike. Nga Drejtor i Drejtorisë së Administrimit të Pronës Publike në Ministrinë e Ekonomisë, ai kaloi në Drejtor i Përgjithshëm i Burimeve dhe Modernizimit në Ministrinë e Mbrojtjes. Këtu flitet se ka patur lidhje edhe me Shkëlzen Berishën. Kandidon për deputet i dyti në listën e PD-së, jo si krah i Jozefinës, por si i preferuar i familjes Berisha. Zë kështu vendin e Astrit Bushatit, i cili, ndonëse ka patur ndikim në Shkodër pas një karriere 12 vjeçare si deputet, ishte i mefshët dhe i bindej Jozefinës për çdo gjë.

Voltana Ademi – nga roli i saj si Prefekte e Shkodrës, futet e treta në listën e PD-së për deputete. Voltana është një aktiviste e vjetër e PD-së në Shkodër dhe zgjedhja e saj është plotësisht e merituar. Ajo duket që ka analizuar mirë mbështetjen që Jozefina ka nga Berisha, për të vlerësuar edhe marrëdhënien e saj me të. Ka patur konflikt prone me Jozefinën, sepse Jozefina jo vetëm në politikë, por edhe në marrëdhëniet civile shfaq tendencat e një revanshi pafre, dhe u hyn të tjerëve edhe në pronë. Duke u nisur nga kjo, nënkuptohet që Voltana mezi pret dobësimin e pushtetit të Jozefinës, që të mund mbrojë edhe pronën e vet. Voltana zë kështu vendin e Arenca Trashanit, deputetes fluturake shkodrane, lodrës së Jozefinës në listën e Shkodrës.

Nard Ndoka – nuk bën një përfaqësim të merituar në këtë listë. Por llogaritet gjithashtu si një kundërshtar i Jozefinës, që nga rasti i vrasjes së veprimtarit të PDK-së, Aleks Keka, më 18 qershor 2009. Ai e akuzoi Jozefinën se kishte lidhje me vrasësit e Kekës.

Gjovalin Bzheta – i sakrifikuari i PD-së për dy mandatet e fundit. Ai hyri në konflikt me Jozefinën që nga votimi i Thedhori Sallakut për Prokuror të Përgjithshëm. Berisha i kërkoi atij të votonte pro, ndërsa Jozefina i tha të votonte kundër. Bzheta iu bind Berishës, i cili më pas, nuk ishte në gjendje ta mbronte përballë urrejtjes që Jozefina krijoi për të.

Bzheta është një nga figurat më kredibile dhe më të afta të PD-së në Malësinë e Madhe. Pas anatemimit të tij nga Jozefina, PD e Malësisë së Madhe ra në duar të njerëzve të paaftë e me shkollim a’la Jozefinë, dhe u bastardua si degë partie. Jozefina provoi që në vend të Bzhetës të propozonte Fredi Sterkaj për deputet, një benxhamin të saj, aktualisht kreu i PD-së në Malësinë e Madhe, por baza e PD-së këtu e refuzoi me forcë kandidaturën e tij.

Ndue Paluca – përfaqësuesi i Pukës në listë. Mban një pozicion të ekuilibruar.

Bardh Spahia – nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit të Republikës ai shkoj zv. Ministër i Shëndetësisë – tani në zonën e pasigurtë të listës së PD-së për deputet. I biri i ish-deputetit të ndjerë Ali Spahia, ai gëzon respektin e Berishës dhe sidomos të Lul Bashës. Mendohet se kandidatura e tij vjen gjithashtu e sponzorizuar nga familja Berisha.

Gjok Uldedaj – Biznesmeni Uldedaj flitet se edhe ky si Voltana një konflikt pronësie me kryetaren e Kuvendit. Ndonëse nuk ka shumë shanse për të dalë deputet, përsëri përfshirja e tij në listë, tregon edhe një herë, se 8 vendet e para të listës së kandidatëve të PD-së për Shkodrën, nuk janë “krahu i thyer i Jozit nga korrupsioni dhe paaftësia”, por janë futur në listë nga ndikime të tjera pranë familjes Berisha dhe për shkak të analizës që ky i fundit i ka bërë situatës bazuar në informacionet që lista përballë do ta shkatërronte klanin e marrë fund të Topallit.

8 kandidatët e parë të PS-së për Shkodrën

Mimoza Hafizi – pedagoge, vjen si prurje në politikë nga fusha akademike. Mimoza nuk është provuar në politikë, që të mund ta krahasojmë me Jozefinën, por me sa duket prejardhja familjare, nga një familje e madhe Hafizi në Shkodër dhe statura e saj si intelektuale e njohur me arritje në fushën e Fizikës, e bën atë të ketë një dimension tjetër në publik, shumë më të ndryshëm se Jozefina.

Tom Doshi – deputeti milioner, i cili ka marrë përsipër ta ndryshojë konfigurimin politik në Shkodër. Ai po e drejton fushatën në Shkodër për PS-në dhe pretendon të marrë deputetin e 6-të në këtë qark. Ndonëse më realist do të ishte pretendimi i sigurtë i deputetit të 5-të për PS-në. Deri tani ky raport ka qenë 7:4 për PD-në. Por sis e theksuam më lart, këtë herë Shkodra është tronditur: Elektorati është i nervozuar nga papunësia e madhe, nga përmbytjet e herëpashershme si kurrë më parë dhe nga premtimet e PD-së, që nuk janë ndjerë edhe aq në përmirësimin e ekonomisë personale të familjeve shkodrane. Situatës i është mbivendosur sic e theksuam edhe sundimi i papërmbajtur i Topallit.

Paulin Stërkaj – vjen si kandidat nga Malësia e Madhe, ku konkurron me Gjovalin Bzhetën. Ndonëse politikisht, nga ndikimi publik, aftësitë dhe nga reputacioni nuk mund të krahasohet me Bzhetën, ai prapë se prapë, mund të mbledhë një numër të mirë votash në Malësi.

Namik Kopliku – ish-pretendenti i PS-së për bashkinë e Shkodrës renditet në vendin e katërt në listën e kandidatëve të kësaj partie për deputetë. Pedagog në fakultetin e inxhinierisë së ndërtimit, Namiku e ka treguar veten me paraqitjen e tij publike, se është një burrë i qetë dhe i matur.

Sait Fishta – një biznesmen i njohur në fushën e ndërtimeve në Shkodër. Është futur në listë për të siguruar mbështetjen e elektoratit për deputetin e pestë të PS-së në Shkodër. Deri tani Shkodra është konsideruar bastion i PD-së, pasi votat janë tjetërsuar. Pritet që Saiti dhe kandidati i parë LSI-së në Shkodër, biznesmeni tjetër Agron Çela, ta ndajnë këtë post mes njëri-tjetrit dhe të jenë në gjendje ta mbrojnë votën të paprekur nga ‘infrastruktura e hajnisë së votës’ në Shkodër. Pra, nëse këta të dy janë në gjendje të frenojnë traditën e vjedhjes së votave nga PD në Shkodër, rezultati mund të jetë surprizues. Te bashkëpunimi Fishta-Çela (i pesti i PS dhe i pari i LSI) është mbështetur shpresa për mandatin e pestë të së majtës në qytetin e konsideruar deri më tani bastion të PD-së. Dyshja në fjalë ka qenë edhe një nga arsye e trembjes së Berishës dhe ndërhyrjes së tij të fortë në “listën Topalli” duke e konsideruar atë një listë humbëse.

Gentian Palaj – vjen si kandidat nga zona e Dajçit, Nënshkodër dhe është një i zhgënjyer i PD-së. Ka lidhje familjare me ish-deputetin e PD-së Valentin Palaj. Mendohet se ai do të mbledhë vota pikërisht nga kjo zonë, e cila është përmbytur 6 herë në dy vjet, nën qeverisjen e PD-së.

Nikoll Deda – është mjek – stomatolog dhe përfaqësues i Pukës në listën e kandidatëve të PS-së për Shkodrën. Ka patur një aktivitet të hershëm si drejtues i shërbimit stomatologjik dhe shëndetësor në Pukë. Ka shtrirë rrjetin e klinikave të tij stomatologjike edhe në Tiranë.

Rozafa Zmijani – ka punuar si Drejtoreshë e Qendrës Rajonale të Formimit Profesional në Shkodër dhe është e shoqja e Hysen Zmijanit, ish-futbollisti i famshëm shkodran. Vjen nga një familje e madhe shkodrane.

2 kandidatët e parë të FRD-së për Shkodrës

Fatlum Nurja – inxhinier, figurë e njohur për qytetin e Shkodrës, ish-i përndjekur prej komunizmit; Berisha e ka dekoruar, kur ish në Presidencë, me medaljen ‘Pishtar i Demokracisë’. Fatlumi ka një reputacion të mirë në Shkodër dhe është padyshim përfaqësuesi më serioz nga drejtuesit lokalë të djathtë të Shkodrës. Duke marrë parasysh edhe konfigurimin e listës së PD-së, ku shumica janë katolikë tek lista e sigurtë, Fatlumi mund të marrë edhe vota nga të zhgënjyerit e PD-së, por edhe nga ata që mendojnë se duhet edhe një balancim fetar në listën e përfaqësuesve politikë.

Vasel Muçaj – biznesmen lokal në Malësinë e Madhe me një reputacion të mirë. Mund të mbledhë vota në mënyrë të konsiderueshme, duke konkurruar me Gjovalin Bzhetën dhe Paulin Sterkajn. Edhe në këtë rast mund të kemi vota nisur nga pikëpamja fetare…

2 kandidatët e parë të LSI-së për Shkodrën

Agron Çela – biznesmen lokal, president i KS Vllaznia. Po bën një fushatë mjaft efektive dhe mundet të mbledhë vota mjaftueshëm për t’u zgjedhur deputet.

Nora Malaj – zv. Ministre e Arsimit, mund të ndihmojë në mbledhjen e votave për LSI-në.

KOMENTE për artikullin tek DITA

bejdo malo 17 Maj, 2013 at 2:24 am

Me vjen keq per Jozefina Topallin se po e sulmojne servilet dhe duan ta armiqesojne me doktorin. A do e sulmojne Jozin duke i kujtuar viziten ne Iatli ne vitin 1988 edhe pse me biografi te keqe duke marre vize dhe pasaporte per ne Itali bashke me te shoqin? A eshte ende ne ministri raporti i saj dhe takimi enigmatik me njeriun e Sigurimit ne Vatikan?! A e mban mend takimin per oficerin e Sigurimit dhe pse nuk hezitpoi Sulo Abazai ti jepste pasaporten dhe detyren te takonte nje spoun sigurimi ne vatikan?!

PËRGJIGJJUNI

Lefter 17 Maj, 2013 at 9:59 am

Me vjen shume keq kush shkruan per zj.Jozefine, nje perfaqesuese e denje e familjes autoktone shkodrane Çoba, e rritur me halle nen persekutimin komunist. Sa per taditur lexuesit e ndryshem nga te dhenat qe kamnxjerre ne Itali, familja Çoba asht nder familjet ma te nderume te qytetit te shkodres dhe se bashku me familjen tjeter shkodrane ate me mbiemer Gjyrezi kane hape dhomen e tregtise ne shkoder dhe ne milano. Te dy familjet si familje tregtare kan bashke punue ne tregtine e produkteve te leshit nga shkodra ne venezia.. Ajo e meriton cdo gja qe ka arrite, keshtu qe shprehjet spiune apo ndonje gja tjeter, ato jane vetem trillime. Ju qe shkruani eni ne shkoder dhe shihni se si ka ndryshuar ky qytet nga 2005 e ketej dhe ky ndryshim ka emrin Jozefine

PËRGJIGJJUNI

kurrizo 17 Maj, 2013 at 10:16 am

Ec mo se ndihmat e Kishes vidhte me hamej n Shkoder bashk me burrin para se ta merrte Saliu n politik. Na bejn sot sikur kan lindur ne hene keta te politikes. Ecni mor tutje lironi vendet aty se nuk jeni pjell per t ndejt gjith jeten n kolltuk. Me rradh kjo pun

PËRGJIGJJUNI

Titi 17 Maj, 2013 at 12:46 pm

Prandaj e ka marak Jozefina leshin, se paraardhesit e saj qenkan marr me tregtine e leshit

PËRGJIGJJUNI

zekthi’ 17 Maj, 2013 at 1:50 pm

Studime me vlere keni ndermarre z.Lefter per tregetaret e leshit ne shkoder.

Besoj te dhenat i keni nxjerre nga librat qe botoi keto dite Xhozi per parlamentin.

Josefina duhet te jete krenare per origjinen e saj te lashte nga te leshtet.

Por, mos ju lag gje leshi nga keto katakliozmat e permbytjes se Shkodres keto dy vjetet e fundit?

Apo e kishte transferuar leshin ne venezia se aty nuk i laget ?

Besohet se aty ka edhe magazinat e leshit, dhe ja ka dhene Neritan Veshit me qira.

Hulumto se do dalin gjera interesante me vlere per kombin.

PËRGJIGJJUNI

maliq 17 Maj, 2013 at 10:11 am

Jozi po korr ate qe ka mbjelle. Ne nuk njohim familjen njohim Jozin. Dhe Jozi qe kemi pare keto kohe eshte nje katastrofe. Grua e peshtire

PËRGJIGJJUNI

kokpalari i 21 janarit 17 Maj, 2013 at 10:14 am

E bukur kjo “Shkodra e permbytur, do permbyse PD-ne” Dita, njesha per batuta

PËRGJIGJJUNI

Babai i vertete i Dardanit 17 Maj, 2013 at 10:38 am

Spiune familjarisht, nene e bije. Berisha ja ka fut koken ne m..t kesaj dhe se po hapi goje do e mbysin langojte e bariut nga Vucidoli.

E ka shtrydhur si limon, e ka degjeneruar, e ka bere sinonim te liqesise femerore. DHe nuk e kuptonte debilja qe do i vinte dita qe do perfundonte ne kosh te plehrave.

Tani le te na tregoje histori me Megin e Luisit qe kendon tallava e qe ishte antikomuniste qysh ne moshe te vogel.

Nese shkodranet jane si Jozefina nuk kane derman sepse e kane gjenetike budallikun e legenllikun.

PËRGJIGJJUNI

mira 17 Maj, 2013 at 11:01 am

shkodranet kane nje fjale popullore shume te bukur,mendjemadhesija ,e keqe e te zot,ose me thjeshte,mos te hyfte vetja ne qejf.nuk kam se cte them me gjate sepse shkodranet i dijne me mire problemet e tyre.

PËRGJIGJJUNI

Tani 17 Maj, 2013 at 12:01 pm

Te shkruash kaq shume per mender kete ” femer” tregon sa poshte kemi rene.Tani harrojeni fare por mbas 23 qershorit kerkojini llogari per udhetimet,abuzimet,ofendimet, dhe kapnja per zhelesh kete moster.

PËRGJIGJJUNI

XHEMAL DYMYLJA 17 Maj, 2013 at 12:46 pm

SHOK ÇOKAJ! Kur flet per Shkodren duhet te matesh mire,edhe shkodran qofsh, i lindur apo i rame ne Shkoder.Shkodren nuk ka mund me bo terbije as PARTIA E SULE BUSHATIT me represin e terror , e po mundet me bo terbije i biri i Sule Bushatit me EDVIN RAMEN,njeri i pa moral dhe i pa familje (kjo sipas ILIR METES).Shkodranet do vazhdojne ta quajne PS si trashegimtare e panderprere e PPSH-se,qofte edhe nje ore.E pra kjo PARTI dje PPSH,sot PSSH , po e njejta gje,shetiste neper Shkoder njerez te shpuar nga plumbat neper spondat e maqinave,per ti trembur e nuk i trembi dot shkodranet.Dhe shpata e PARTISE ka qene gazeta ZERI I POPULLIT, qe vazhdon te dale po ne emer te partise.Te gjithe shqiptaret pohojne se Shkodra eshte djepi i qyteterimit dhe kultures shqiptare.Edhe EDVIN RAMA e pohon kete.Dhe Shkodra vazhdon te jete edhe sot e gjithe diten qe para dymije vjetesh.E qyteterimi KLAS i Shkodres sot edhe pas 23 vjetesh cofje te komunizmit, eshte se i perbuz komunistet qofshin keta edhe si socialiste. Respekt maximal per Hysemn Zmijanin,por edhe e shoqja e EDSON NACSHIMENTOS (PELE-S),po te jete ne ate liste partie,nuk i tundon shkodranet.Besoj se u kuptuam.

PËRGJIGJJUNI

Kunati i shokut Xhemal 17 Maj, 2013 at 1:51 pm

O Xhemal,

Po qenke këllef fare, or shoku Xhemal.

Po komunizmi ka 23 vjet qe ka cof, or shoku Xhemal.

Partia e Punes eshte tjeter dhe Partia Socialiste eshte formuar sipas gjithe traditave te Partive socialdemokrate te Europes, or shoku Xhemal.

Po edhe legjistaturen qe jemi PS-ja i ka 4 deputet, edhe pse u vodh barbarisht nga ish komunisti Sali, or shoku Xhemal, pse thua qe Shkodra se voton PS-në?!…

Po shoku Sali nga cila Parti vjen or shoku Xhemal?

Po gjithe ata ish komuniste qe ka ne radhet e PD-së, or shoku Xhemal.

Njerzit ndryshojne or shoku Xhemal.

Po ti folke per shkodranet sikur te jesh mreti shkodranve or shoku Xhemal.

Po çdo njeri ka te drejte te vendos vet per voten, or shoku Xhemal.

Po ti flet si bajraktar, or shoku Xhemal!….

PËRGJIGJJUNI

drinni 17 Maj, 2013 at 2:01 pm

Ne cilen bote I nderuar Xhemal Dymlyja po jeton??!!!

Me ate fjalor te Topallit ne Parlament vetem ne rruge i degjon, kjo Zhele (sepse ket fjalor e pelqen por edhe e perdor) aq e poshter eshte saqe edhe ka futur ndasi fetare ne rrethin ku jeton.

Ndersa per Kryeministrin tend: nuk kam me shume se sa dy fjale

NJE VRASES

NJE SHIZOFREN

NJE BASHKEPUNETOR I SERBISE DHE I GREKEVE

DHE NJE IDIOT

PËRGJIGJJUNI

kunati 17 Maj, 2013 at 2:04 pm

Per shokun Xhemal: Vazhdo voto per PD dhe ordineren Jozefina qe femijet e vet i ka ne maje te Frances,vellain ne maje te ambasades ne Itali e sa e sa te tjere!!!Tregojuni mor vendin njehere qe ta dine se me popullin ska shaka e se i con edhe ne opozite. Njerezit skane buke te hane more militante.Vazhdoni se prandaj s’ecim para ne dhe s’bejme hajer.Boll 8 vjet!!!! Asnje parti s’ duhet votuar me shume se 2 mandate!

PËRGJIGJJUNI

lezo 17 Maj, 2013 at 1:16 pm

detyra e cdo deputeti eshte te mbaje fjalen para zgjedhesve per te permisuar jeten e tyre. Zonja Topalli e ka mbajte me mire se askush kete fjale, ajo ja ka zbukuru jeten shkodraneve me investimet qe jane bere duke e kthyer Shkodren ne nje qytet ndryshe nga gjithe qytetet e Shqiperise. Sikur kete pune te kishin bere te gjithe deputetet e zgjedhur te Parlamentit dhe te mos ishin marre me shtimin e pasurive te tyre (Zonja Topalli ka shume pasuri te trashiguara dhe nuk ka patur nevoje te hyje ne mardhenje te pista per t’i shtuar) atehere Shqiperija do ishte ndryshe……. mendoj se sulmohet me shume nga ato qe vuajne nga kompleksi i inferioritetit, por c’te besh nuk jemi ulur te gjithe nga pema ne nje kohe…dikush e ka patur privilegjin te ulet ma pare….

PËRGJIGJJUNI

Turi 17 Maj, 2013 at 2:12 pm

Your comment is awaiting moderation.

Po ti Lezo, a je ulë nga pema akoma? Dhe a të ka ikë akoma ty kompleksi i inferioritetit? A të ka dhanë gja Jozefina ty deri sot, apo vetëm leshtë? Se Jozefina vërtetë ka trashëguar pasuri, por edhe ka ndërtuar pallate? Ku i mori paratë për të ndërtuar ajo? A ka shitë ndonjë prionë për me ba para, apo si? Duket se ka vjedhë pra, ndihmat e kishës… dhe duhet të hetohet edhe nga Prokuroria për abuzimet që ka bërë që në 2005-n. Dhe nëse flitet për Jozefinën, ajo është një pjesëtar i lig i familjes së denjë Çoba… A thua veç Jozefina ka pasë të drejtë të marrë pronat në të gjithë atë familje? Siç shihet, Jozefina nuk ka vjedhë vetëm Shkodrën, por edhe familjen e fisin e vet, duke u marrë pronat e duke ndërtuar pallate.

PËRGJIGJJUNI

zekthi’ 17 Maj, 2013 at 1:35 pm

Josefina ne Partine Demokratike ka qene si kamikaze e ngarkuar me lende shperthyese e dekonspiruar shpejt nga PD-ja. Ajo nuk shpertheu pasi fitilin ja kontrollonte usta Saliu. Ajo tani qe deshi te “shperthente”per te marre frenat,pa qe ishte fallco. Sidoqofte efektin negativ dhe demin PD-se ja ka bere te pallogaritshem. Ustai qe e kishte marre ne partine e tij e kishte nen kontroll te rrepte .

Josefina ecte drejt fronit me marrezine e saj.

“Të gjithë duan ta arrijnë fronin: kjo është marrëzia e tyre, sikur lumturia të qëndronte në fron! Shpesh herë balta rri mbi fron e shpesh edhe froni mbi baltë. Të gjithë këta për mua janë të çmendur dhe majmunë që kacavirren…” Fridrih Niçe

Kujt me teper se Jozefines i pershtatet kjo legjende qe flet per ” Madheshtin e Marrezise ”

Legjenda thotë se dikur diku, gruaja e një perandori, kishte pohuar në gjyq një të vërtetë që mahniti të paditurit, joshi “të çmendurit” dhe fitoi simpatinë e të urtëve.

“Tre kënaqësi kam provuar në jetë – tha në gjyq gruaja e të parit të vendit. –

E para, kam qënë balerinë e klasit të parë. Kam përjetuar kënaqësitë e duartrokitjeve të spektatorëve, të cilat kaq më lumturonin sa e ndjeja veten në kulmin e saj.

E dyta, kam qënë grua e emancipuar. Kam provuar të gjitha liritë që mund të gëzojë një grua e lirë, edhe ato të dashurisë dhe, m’është dukur vetja si në një ëndërr magjike.

E treta, kam qënë politikane. Kënaqësia që të jep karriera politike qëndron më lart se të gjitha kënaqësitë.Kjo më shtyri të luftoj për të asgjësuar tim shoq dhe të bëhesha vetë e para e vendit.

Po kur u përballa me drejtësinë dhe gjyqi mbaroi, më kërkuan të thosha fjalën e fundit…

Me zë të drithëruar gri thashë: Lufta për fronin është madhështia e marrëzisë. ”

Para drejtesise do ta pohoje edhe Josefina kete thenie te fundit. Por me teper se goditjen e drejtesise mbi veprimet e saj antiligjore , Ajo do te vuaj Gremisjen nga kolltuku dhe pamundesine per te çfaqur egersine dhe ciniznim e saj te shfrenuar e te pafund nga kolltuku i “perandores “.Kolltuku ku ajo qendroi per ca kohe ,u be pis nga balta qe i ndenji siper.

Shkelqimi i saj ishte vetem nje zjarr me cfaka !

PËRGJIGJJUNI

Ira 17 Maj, 2013 at 1:36 pm

Nuk eshte keq qe te analizojme se mbi cfare kriteri jane vendosur ne liste biznesmenet, Doshi, Sterkaj(qe kalon sa djathtas sa majtas) Fishta, Cela, cili eshte formimi i tyre intelektual, kontributi i tyre per PS, ne c’rruge i kane bere dhe zhvilluar biznese.PS e Shkodres ka shume kontributore, por nuk perfshihen ne lista.Rezultati duhet dhe do te ndryshoje, por perfaqesimi i Shkodres, flas nga e majta nuk eshte ai i duhuri dhe ai qe ka mundur te jete.

PËRGJIGJJUNI

Bato Mokra 17 Maj, 2013 at 1:36 pm

@Shoku Xhemal,

S’po e ve mbiemrin “tend”, per respekt te njeriut qe ka shkuar te te shumtet dhe i ka mbetur kendej simboli. Po t’i referohesh nje filozofi, qe njeriu njihet qe ne pese fjalet e para, ti njihesh qe ne “petkat” qe ke veshur, per te fshehur jo paditurin (ndryshe do te thoshnim fale Zot, se aq di), po shumecka tjeter.

Sipas mejtimit tim, ti jo vetem je i klonuar nga SRB-i (mund ta lexosh edhe: Sali Rame Berisha), por je dhe produkti me i keq, ose skarciteti i tij. Dmth je 326-ta e tij! Ne rreshtat e para te uleritesve (ose klakerve) te peshtire, qe i vini mballoma mjerimit shqiptar, te cilin vetem SRB-i nuk do asesi per ta pare.

Gogoli 23 vjecar i rikthimit te Dizenjatores (Sh 12-05), i Penecilines etj, etj te konvertuar ne “demokrat” 24 karatsh (te kujtohet kur u mbushen muret e Shkodres me parulla dhe emra njerezish, pinjolli i njerit prej te cileve kandidon, u “dorehoq” enigmatikisht nga presidenca ku ishte a.i i familjes Berisha) nuk tremb me kend ne Shkoder. Gogoli ose flamuri tjeter i antikorrupsionit s’tremb as xhepistet. Flamurit te Bllokuesit i ka dale boja pa e valvitur me lart.

Shkodres i jane hapur syte, ka dale nga “ferma”. Nuk mund te mbaje peng kush me zhvillimin e kryeqendres shqiptare. Dy pedonalet (me emertimet pegorative e percarese te tyre, se ku shkojne nje pale dhe ku shkon pala tjeter) s’e mbulojne dot mjerimin ne brendesi te lagjeve dhe problematikat e medha qe ka Shkodra. @Xhemal, tipave si ty, pervec si kontigjent i institucionit perballe NSHRAK-ut (e identifikon, besoj), mund t’u thuhet edhe ku rafsha, mos u vrafsha. Ju mund t’iu pelqeje HIBRI i kalbur qe ka pergatit misionarisht SRB-i ne keta 23 vjet duke i perthithur te gjitha institucionet si lubi PER LLOGARI TE VET DHE DRAMCA PER JU TE TJERET, QE I BENI AMIN, pasi edhe kur bien lodrat e fushates iu falen ANTILIGJERISHT cdo shkelje si drita, uje, legalizime, etj, gjithcka me te cilat, ne fakt, duhet te merret dhe TE JAP FJALEN SE DO TE MERRET, MADJE MIRE LIGJI, pra ju mund t’iu pelqeje ky lloj HIBRI, po populli kesaj here do ta hedhe tutje zgjedhen.

PËRGJIGJJUNI

adrian hajdinaj 17 Maj, 2013 at 2:02 pm

ZHOZI DEL SI DEPUTETE SE E KA VEN VETEN E SAJ NE LISTE PER DEPUTET E PARA POR NUK E BESOJ QE ZHOZI TE JET ME KRYETARE E PARLAMENTIT SEPSE SKA ME VLERA PER TE TILL POSTE … KUSHDO FORC POLITIKE TE VI NE PUSHTET DO JET E MIREPRITUR NGA POPULLI SE AI E KA HEDHUR VOTEN POR JO ZHOZI ME SI KRYETARE .. DO ISH MIRE ZHOZI QE TI KUSHTONTE VILES SE SAJ QE ESHT NE KATUNDIN LUNDER TI KUSHTOJ PAK RENDESI SE NDERTUSIT PO I BEJNE HILE …XAXAXAXA PO CA KUJTONI O POPULL SE KETA SI PUNA E XHOZIT PO E RUJNE PER JU …E SA TE KET BUDALLENJE TE TILLE KETA DO ZGJIDHEN PERHER DEPUTETA

PËRGJIGJJUNI

malesor 17 Maj, 2013 at 2:03 pm

Jozefina dhe te gjithe burat rugaç, te eger e idiot te pashpirt si ajo nuk duhet te kene emer ne listat e asnje veprimtarie publike ne kete vend. Persa i perket lokalizlit, ajo e turperon inteligjencen, xhentilencen dhe kontributin e Shkodres per Shqiperine. Shkodranet duhet ta kene kuptuar se ajo u perdor si gogol stinor te cilin shiu, ererat, bresheri, te nxehtet e te ftohtet e ben te paperdorshem per vitin tjeter. Ndersa per luften e brylave nuk me intereson fare. Shpresoj te mos e lene te shaje Berishen.

PËRGJIGJJUNI

hanxhari 17 Maj, 2013 at 2:05 pm

shkrim i ballancuar dhe shume profesional. M pelqen qe nuk mban asnji an

PËRGJIGJJUNI

mirela 17 Maj, 2013 at 2:06 pm

nk e di ca do behet me kete injorante kur te bjeri nga karrigja

PËRGJIGJJUNI

neveria 17 Maj, 2013 at 2:07 pm

një PLEHRË në haurin e Saliut.

PËRGJIGJJUNI

horri bulevardit 17 Maj, 2013 at 2:07 pm

Shoqja Zhozefin, baje mar shpejt nji reklam per Shkodren maj se po ta merr Shkodren aj Edvin Rama, baje se ke boll arsye me e ba, mer ca filma kur e ke ba Shkodren Venecie dhe kallzoja atij Edvinit, se ja shif mar zullap ti smunesh me e ba Shkodren Venecje, veq qeverrija e Sali Berrrishs munet me e ba, leket skan ransi se kena boll, por baje shpejt se po te hik Shkodra kah krahu komunist i Edvin Rams. Hajt mar ta marrsha.

PËRGJIGJJUNI

politike ordineresh 17 Maj, 2013 at 2:08 pm

Kjo Zonja e Zeze e parlamentit i harxhon leket e shqiptareve sikur heq qimet kur ben DEPILIMIN e kllockes te saj. Nuk i dhimsen fare . Nje femer kaq e eger dhe cinike nuk mund te beje gje per grate dhe femrat shqiptare. Keto spote ajo i ben per te bere reklam vehtes. Prit kur nje dite ajo do te dale NUDO para kamerave si ky imazhi qe ka para syve te saj dhe te tromaksij dynjane.

PËRGJIGJJUNI

nga parisi 17 Maj, 2013 at 2:10 pm

Dita e dini qe n ambasaden e Frances eshte ai kollovari Luis Ejlli ? I cili bashke me vajzen e Jozefines ka banese ne qender te Parisit ne shetitoren Shen Elize ne afersi te pallatit presidencial? Ky Ejlli nuk ben gje tjeter ne Paris megjithese eshte ne ambasade si atashe kulturor, por tere kohen bashke me Edvin Muratin edhe ky punonjes i ambasades e shtyjne duke pare ndeshje neper stadiumit e Frances.Kete e konfirmoi edhe Arian Çani ne Zone e Lire. Banesa ne Shen Elize nuk kane as ambasadat e shteteve me te fuqishme.

PËRGJIGJJUNI

lepri 17 Maj, 2013 at 2:11 pm

fryma qe duhet te dominoje tani eshte ajo e permbysjes se nje kaste te ngushte oligarkike dhe ne kete fryme duhet te sakrifikoje secili prej nesh dicka, duke kerkuar llogari me vone per vendin qe i takon kujdo. fatkeqsisht ne rradhet e socialisteve eshte shume e theksuar fryma e “kontributeve, meritave” dhe eshte krijuar nje fryme gati monopoli tek disa njerez.

por sic thoshte me te drejte Zheji ne nje emision televiziv: nuk ka rendesi kontributi (ne te shkuaren), por performanca (aktuale). krijimi i privilegjeve/te drejtave ekskluzive mbi bazen e historise dhe qendrimit pasiv ne prapavije nuk sjell asgje te mire.dinamika politike kerkon nje perfshirje dhe performance ditore te panderprere. perndryshe do te kemi ata veteranet qe i cojne te tjeret ne lufte dhe per vete presin te marrin pushtetitn.

PËRGJIGJJUNI

shiqerja 17 Maj, 2013 at 2:13 pm

Topalli, i ka treguar Parlamentit dhe popullit Shqiptar se AJO ESHTE INJORANTE DHE MALSORE E TRASHE, E PA GDHENDUR. ESHTE BERE QESHARAKE DHE ASPAK POLITIKANE. AJO ME ATE QENDRIM KA TURPERUAR VEHTEN E SAJ. Le te marri ate qe meriton

PËRGJIGJJUNI

Aldo 17 Maj, 2013 at 2:15 pm

Asht e vertete qe Jozefina ka pru investime ne Shkoder por pse o shkodran kenaqeni me pak?

Sot qe po flasim ka dyqane qe jane mbyll,produktet bujqesore jane shkaterru nga permbytjet e njepasnjeshme(e mos me thoni fatkeqesi natyrore sepse asht faji i menaxhimit te rezervave te ujit ne hidrocentral) edhe ato pak prodhime qe kane mbet nuk shiten…

Ca me duhet mu infrastruktura kur nuk perdoret??? Pse silleni si tifoza skuadrash” Ne te mire e ne te keq jemi me ty o Pd-ja jone”??

Korrupsioni,parazitizmi na ka hy ne palce(si ne tane Shqipnine)

Te persekutumte politik jane perca si rezultat i babezise se Berishes e Jozfines….u dogjen gjalle ne Tirane ato te shkretet e askush tek Shoqata e te Persekutumeve te Shkodres nuk foli tamam,si burra kurva u sollet sepse nuk doni qe ato pak dramca buke qe ju la pushteti te mos ikshin.

Keshtu njerez hiquni marrinave te PPSH se kane kalu 23 vjet e ala perdoret si argument ne fushate sepse ka te marre qe e hajne propaganden e Shokut PENICILINA e Shoqes Dizenjatorja(nqs e kuptut per ke e kam fjalen).

SHIHNI INTERESIN TUJ SI ELEKTORAT E MOS U RRENI ME PREMTIME E ME LEK VOTE

PËRGJIGJJUNI

Bedri Miftari 17 Maj, 2013 at 5:39 pm

Jozefycka pa qene jo e persekutuar por e perkdhelur. E ka fute Heroi i Punes Socialiste Hysen Lacaj te punonte ne zyre. kurre nuk e ka lag shiu dhe ka pas edhe kaftorr per dimer me u nxe por mer me u nxe ma mire ka pas zyren e Hysen Lacaj…Po ajo ka pas vertete nje babe qe e kan fut ne burg po ai bab ka qene qpiun. E vertetueme. Por edhe vjehhri Gjenarin Topalli qe eshte marr me pune ndertimi ka qene nje njeri me reputacion te dobet….dyshohet se eshte marr me pislleqe prandaj lereni biografine e mire se nuk ja mbajne shpatullat Jozefina zheles.Se ckane heq shtatullat e dizinjatores e dine divanet e drejtorit…Besa ne kete rast i persekutuar ka qene divani i drejtorit qe e kane shtyp sa i kane dale sustat….paska dale edhe jasht shtetit ne 1988. Po kush te lente me dale jashte shtetit ne 1988, ne ate kohe ne ambasadfen italiane rrinte mbyllur Familja Popa, 5 rob, ndersa Jozi me burre paska shkue ne Itali… Spiune e deklarueme me shpatulla te derrmueme…

Besa edhe tash i lodhen boll shpatullat duke mbart…hall(at) et e popullit…

Bedri Miftari dora vete

PËRGJIGJJUNI

Lini një koment

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e kërkuara shënohen me *