Arben Çokaj

Pro-Libra

WinRAR | Total Commander | Dizajni Grafik | ECDL 2013 | WordPress | phpMyAdmin

Blej sigurt me PayPal

Blej librat online në ProLibra dhe merr falas programe shqip, ose metodika në PDF

WinRAR në shqip

Falë një bashkëpunimi me prodhuesin e WinRAR në Gjermani, kemi bërë të mundur edhe versioinin e WinRAR në shqip.

WinRAR është një arkivues i fuqishëm. Ai ofron mbështetje të plotë të fileve RAR dhe ZIP, depaketon 7Z, ACE, ARJ, BZ2, CAB, GZ, ISO, JAR, LZH, TAR, UUE, Z. Ndër vetitë e WinRAR futet edhe kompresimi i fortë, volumet, kriptimi, modulet vetë-depaketues, facilitetet e kopjes së sigurisë, etj.

Për më tepër, vizito: WinRAR në shqip

Total Commander në shqip

Falë një bashkëpunimi me prodhuesin e Total Commander në Zvicër, kemi bërë të mundur edhe versioinin e Total Commander në shqip.

Total Commander është program i vogël, por mjaft efektiv, përfshin komandat kryesore të Microsoft Windows. Paraqitja e tij në dy dritare është e qartë dhe përdorimi i tij mjaft i lehtë. Kalimet në komandat DOS dhe anasjelltas janë të shpejta.

Për më tepër, vizito: Total Commander në shqip

Dizajni Grafik

Pas një bashkëpunimi të shkëlqyer me pedagogun e gazetarisë, Rrapo Zguri në Tiranë, kemi bërë të mundur librin Dizajni Grafik, i cili përfshin sqarime kryesore mbi veprimet, teknikat dhe komandat më të rëndësishme për tre programet e fundit, që merren me Dizajnin Grafik:

  1. Adobe InDesign CC – programi kryesor i faqosjes së medias.
  2. Adobe Photoshop CC – programi i përpunimit të fotografisë.
  3. CorelDraw X6 – programi i ilustrimit grafik.

Libri përdoret nga studentët e gazetarisë, dizajnit dhe komunikimit, si dhe për vetëstudim. Ai gjendet në libraritë kryesore të vendit, në Shqipëri e Kosovë, por mund ta blini edhe online, me PayPal, duke vizituar ProLibra.

Për më tepër, shiko: Dizajni Grafik

ECDL 2013

ECDL 2013 – libër përgatitor për testin standard të njohurive bazë në kompjuter, që kërkohet nga ECDL Albania (www.ecdl.al) – si pjesë e testeve të kërkuara nga BE. Libri përbëhet nga 7 module kryesore:

  1. Njohuri mbi ICT-në – teknologjia e informacionit/komunikimit.
  2. Microsoft Windows 8.1 – sistemi i operimit.
  3. Microsoft Word 2013 – programi i shkrimit.
  4. Microsoft Excel 2013 – programi i llogaritjes.
  5. Microsoft Access 2013 – programi i databazës.
  6. Microsoft PowerPoint 2013 – programi i prezantimit.
  7. Internet & Outlook 2013 – programet e Internetit dhe E-mailit.

Për më tepër, shiko: ECDL 2013

WordPress në shqip

Platforma më e madhe në botë e blogimit për publikime personale semantike.

Duke parë se përkthimi zyrtar në shqip, i platformës më të fuqishme të publikimit WordPress nuk është në nivelin e duhur gjuhësor, ne kemi bërë të mundur WordPress në shqip.

Për më tepër, vizito: WordPress në shqip

phpMyAdmin në shqip

phpMyAdmin është një platformë interesante dhe mjaft efektive, e shkruar në PHP, e cila përdoret për menaxhimin e databazës MySQL. Kjo platformë mund të shkarkohet falas nga phpMyAdmin dhe mund të instalohet në serverin lokal IIS (Internet Information Services), që keni në kompjuterin tuaj, me ndihmën e WebMatrix, ose manualisht, dhe/ose në webserver, ku duhet të keni një databazë MySQL të instaluar ndërkohë.

Për më tepër, vizito: phpMyAdmin në shqip

Lini një koment

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e kërkuara shënohen me *